Një zarf i zi ka mbërritur pak më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Egla ka thyer sot për të disatën herë rregullin e fikjes së mikrofonit, dhe pas shumë paralajmërimeve ka ardhur dhe ndëshkimi nga Vëllai i Madh.
Nuk bëhet fjalë për një ndëshkim individual por e gjithë shtëpia është dënuar.
Për shkak të kësaj pakujdesie, banorët do kenë ujë në sasi të kufizuar dhe gjithashtu edhe ngrohja në ambjentet jashtë do jetë e ndalur.
Ky vendim ka irrituar disa nga banorët të cilët e kanë konsideruar të padrejtë të ndëshkohen për faj të Eglës.
Leave a Reply