U largua sot nga BBV, Drini Zeqo reagon për shëndetin e familjarëve(FOTO)

Konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Drini Zeqo, u largua sot menjëherë nga shtëpia e famshme, madje pa përshëndetur as banorët.

Nëpërmjet një zarfi të kuq, produksioni njoftoi konkurrentët se për shkak të një urgjence familjare, Drinit i ishte dashur të ndërpriste lojën.

Ai i uronte fat banorëve të tjerë dhe i falënderonte për kohën që kishin kaluar së bashku.

Pas daljes së tij nga shtëpia, në llogarinë e Drinit në Instagram, familjarët e tij kanë dhënë një mesazh, ku tregojnë se si Drini dhe familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*