Konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Drini Zeqo, u largua sot menjëherë nga shtëpia e famshme, madje pa përshëndetur as banorët.
Nëpërmjet një zarfi të kuq, produksioni njoftoi konkurrentët se për shkak të një urgjence familjare, Drinit i ishte dashur të ndërpriste lojën.
Ai i uronte fat banorëve të tjerë dhe i falënderonte për kohën që kishin kaluar së bashku.
Pas daljes së tij nga shtëpia, në llogarinë e Drinit në Instagram, familjarët e tij kanë dhënë një mesazh, ku tregojnë se si Drini dhe familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.
Leave a Reply