Juli në sulm kundër Romeos, i përmend pikën e tij të dobët

Lidhja e shumëpërfolur e Donaldit dhe Beatrix gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip 1” është rikthyer përsëri në vëmendjen e publikut.

Ka qenë pikërisht Juli ai që e ka hapur këtë temë diskutimi me banorët e shtëpisë. Ai e pyet drejtpërsëdrejti Romeon mbi lidhjen e vëllait të tij me Beatriksën, por pa përmendur emra.

Romeos nuk i pëlqeu aspak pyetja që iu bë dhe u mundua që të devijojë përgjigjen.

Jul Deda: U lidh dhe u ç’lidh brenda.

Meriton Mjekiqi: Në kuadër të lojës.

Romeo Veshaj: I lidhur mo ishte!

Jul Deda: Po ishte, por u lidh me tjetrën brenda dhe u ç’lidh. A je këtu apo nuk je këtu ti mo vëlla?

Romeo Veshaj: Aaa, unë po flisja për…

Jul Deda: A e ke parë ti atë “Big Brother” apo nuk e ke parë?

Romeo Veshaj: Jo s’e kam parë!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*