Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmë mes Bardhit dhe Sarës dhe duket se çifti e ka mbyllur marrëdhënien e tyre.
Sara e ka akuzuar Bardhin si jo mirëkuptues, ndërkohë Bardhi ka reaguar duke thënë se si mundet Sara ta quaj jo mirëkuptues kur ai e ka mirëkuptuar kur ka mbajtur në dorë ende dhuratën e ish-it, kur i ka treguar pas shumë kohësh që ka qenë shtatzënë e shumë të tjera.
Këto fjalë e kanë prekur Sarën e cila ndër të tjera e ka quajtur të ndyrë Bardhin që ja përmendi këto gjëra.
Çifti e ka vazhduar debatin nga dhoma e gjumit e më pas në sallon, ku Bardhi i ka kërkuar Sarës t’i ndajnë krevatet dhe të mos kenë punë më me njëri-tjetrin, ndërsa Sara nuk ka pranuar duke thënë se sdo të bëjnë figurë të keqe tek banorët.
Leave a Reply