Nominim i fortë, ja kush lë shtëpinë e BBV sipas Julit

Të papriturat në ‘Big brother Vip’ nuk kanë fund. Tre të preferuarit e publikut, Ledjona, Heidi dhe Juli patën avantazh në spektaklin e mbrëmshëm që të conin nga dy persona në nominim.

Rezultati ishte: Egla, Romeo, Meriton, Ilnisa, Roza, Graciano.

Njëri prej 6 banorëve do të lërë shtëpinë më të famshme spektaklin e ardhshëm, ndërsa në shtëpi kanë nisur analizat dhe komentet për më të rrezikuarin.

Juli në një bisedë me Riken, në darkën e djeshme ka analizuar lojën e gjithsecilit dhe mendon se, çifti Meriton, Ilnisa nuk mund të eliminohet, Roza është lojtare e fortë, ndërsa sipas tij, Graciano është më i rrezikuari pasi mendon se nuk ka çfarë dinamikash të reja t’i japë shtëpisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*