Prishet miqësia Romeo-Meriton? Ja cila është arsyeja

Përplasjeve të forta në këtë Big Brother VIP Albania mesa duket nuk do i rezitojnë as miqësitë që ekzistonin që para futjes në Big Brother.

Pas prishjes së Romeos me Riken, krisja e rradhës ishte ajo mes Romeos dhe Meritonit.

Shkak është bërë vendimi i Meritonit për të prishur lojën që banorët kishin për detyrë nga Vëllai i Madh, duke përdorur pishinën dhe duke prishur kështu rregullin për mos përdorjen e ujit në shtëpi.

Pas këtij veprimi të Meritonit, Romoe është irrituar duke i kërkuar llogari se përse vendosi që për një kapriço të tij të lërë gjithë shtëpinë pa cigare.

Meritoni nuk e ka pritur aspak mirë mënyrën se si i është drejtuar Romeo dhe i ka kërkuar që të ketë kujdes se si i drejtohet atij. Të dy banorët kanë komunikuar me tone të acaruara me njëri-tjetrin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*