Meri, Gazi apo Ilnisa, ja kush largohet sipas Julit

Meri, Ilnisa dhe Gazi janë tre banorët e nominuar pasi dolën të fundit nga zinxhiri i shpëtimit që u krijua spektaklin e kaluar dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë me të famshme të shtunën mbrëma.

Kjo javë i ka gjetur banorët në diskutime se cili do të eliminohet pasi të tre lojtarët i shohin të fortë.

Albi, Rikja dhe Juli kanë dhënë komentet e tyre në dhomën e gjumit, mbrëmjen e djeshme. Sipas Julit më i rrezikuari për t’u larguar nga loja është Meri, Ilnisën e përjashton, ndërsa për Gazin shprehet se është më aktiv dhe i përfshirë në situata me banorë të ndryshëm.

Rikja dhe Albi ishin në mëdyshje dhe nuk mund të vendosnin për një emër specifikisht.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*