E papritur! Ndahet çifti i parë në Big Brother VIP?

Ky sezon i BBV ka nisur vrullshëm në të gjitha aspektet, sidomos në atë të krijimit të çifteve. Ndonëse kanë kaluar pak ditë nga fillimi, janë plot 3 çiftet në shtëpinë e BBV, ndonëse vetëm njëri i zyrtarizuar me një puthje, pikërisht ai mes Bardhit dhe Sarës të cilët shkëmbyen puthjen e parë prime-n e kaluar.

Por duket se punët nuk ecin aq mirë për Sarën dhe Bardhin dhe gridjet kanë qenë të shumta këto ditë.
Grindja e rradhës ka ndodhur për faktin se Bardhi ka votuar për Ilnisën dhe Meritonin dhe jo ai me Sarën që të jenë çifti që do martohen në dasmën që Vëllai i Madh do organizojë siç çdo vit në shtëpi.

Sara nuk e ka pranuar aspak këtë alturizëm të tepruar të Bardhit duke i thënë se për fajin e tij tashmë Ilnisa dhe Meritoni do kenë të gjithë vëmendjen e shtëpisë dhe publikut.

E irrituar nga sjellja e Bardhit, në një moment Sara i ka thënë Bardhit që të largohet dhe mos t’i flasë më sepse ai më shumë po i prishte punë se sa po e ndihmonte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*