Familjarët të shqetësuar, ‘zhduket’ ish-fituesi i “Big Brother Albania”

Ish-fituesi i ‘Big Brother Albania 5’, Arbër Zeka, është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Qagllavicë të Prishtinës.

Familjarët denoncuan zhdukjen e gazetarit në polici.

I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit.

Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët

e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*