Çifti më i përfolur për momentin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është padyshim ai i Sarës dhe Bardhit, të cilët ditët e fundit kanë marrë vëmendje edhe më shumë se çifti tjeter mes Meritonit dhe Ilnisës.
Shpesh debatet kanë qenë të shumta mes tyre dhe Sara e ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj sjelljeve të Bardhit që sipas saj nuk e përkrah sa duhet.
Madje në një moment Sara edhe i ka dhënë fund lidhjes me Bardhin por pas disa orësh është kthyer sërish tek ai.
Debati i rradhës mes tyre ka ndodhur pasi gjatë lojës së sekreteve, Bardhi zbuloi se jashtë kishte lënë pezull një njohje 3 javore me një femër.
Sara është prekur nga fakti që Bardhi nuk i ka treguar më parë dhe që e ka trajtuar si një banore të thjeshtë siç të tjerët që e zbuluan në atë moment.
Për këtë Sara i është drejtuar Bardhit: “Më ke trajtuar si një banore të thjeshtë, ke bërë shumë gabim dhe këtë do ta mbaj mend dhe do të ta kthej njëlloj…”.
Leave a Reply