Pasi ofendoi rëndë Erjolën, Ilnisa bën lëvizjen e papritur

Prime-n e kaluar mori një vëmendje shumë të madhe sherri mes Erjolës dhe Ilnisës, ku kjo e fundit në debat e sipër i përmendi Erjolës edukatën që i kishte dhënë familja dhe kjo e acaroi shumë Erjolën, për shkakun sepse u prek që ju përmend babai i saj që nuk jeton më.

Debati agravoi në ofendime të rëndë ku ndër të tjera Erjola e quajti Ilnisën si femër të pështirë.

Kur mendohej se mes vajzave marrëdhënia ishte krisur për të mos u riparuar më, Ilnisa ka bërë sot një lëvizje të papritur.

Teksa të dyja ndodheshin në kuzhinë, Ilnisa i ka kërkuar Erjolës të hedhin pas krahëve atë që ka ndodhur mes tyre dhe të sillen si dy vajza të qytetëruara.

Erjola është shprehur e hapur për një pajtim por me kushtin që Ilnisa t’i kërkonte falje që i përmendi familjen, gjë të cilën po ashtu Ilnisa e ka bërë duke i kërkuar falje.

Mbetet për tu parë nëse ky veprim i Ilnisës është në kuadër të ndonjë strategjie në lojën e Big Brother VIP Albania apo me të vërtetë ka reflektuar dhe e ka ndjerë të kërkojë falje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*