Debatet mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” sa vijnë dhe agravojnë teksa kalojnë sa më shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpi. Mbrëmjen e djeshme Meri dhe Sara kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa në një moment kjo fundit i tha se nuk po i flet vetëm se nuk është mirë.
Meri: Boll të thashë,po të duash të shkojmë në tualet, vemi. S’të kam penguar unë të vesh në tualet as te ai dashnori yt, as andej
Sara: Jo, tani nuk do çohemi se e kam të nevojshme të qetësohem nga ajo që tha
Meri e kërcënon hapur Sarën duke i thënë që të shkojnë në tualet për tu sqaruar, ndërsa Ilnisa është futur mes vajzave për t’i ndarë. Situata e cila filloi si një debat me fjalë, vazhdoi me përplasje fizike mes banoreve ku Sara i afrohet Merit, ndërsa Ilnisa mundohet të qetësojë Sarën. Kur Sara i afrohet në fytyrë Meri bërtet:
Meri: Kë kërcënon ti mi? Hajt se ta rregulloj unë
Sara i tregon Romeos se debati nisi kur Meri i tha asaj:
Shko te dashnori yt
Zënka ndodhi teksa banorët ishin të lidhur me litarë, pasi po bënin një nga sfidat e Vëllait të Madh.
Leave a Reply