Me rinisjen e formatit më të ndjekur kanë vazhduar dhe dinamikat e ngjarjeve brenda shtëpisë së ‘BBV3’.
Ajo me çfarë hasemi cdo ditë e më shumë lidhet me debatet e krijuara mes banorëve.
Që natën e parë të transmetimit, e deri më sot dyshja Juli dhe Egla kanë qenë banorët që janë përfshirë më tepër në debate krahasuar me konkurrentët e tjerë.
Gjatë një bisede të zhvilluar mes Albit dhe Eglës, kjo e fundit është shprehur se në ‘Prime-n’ e të martës do të komunikojë diçka shumë të rëndësishme me produksionin, që mund ta skualifikoj Julin.
‘Të martën unë do të komunikoj, çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet më as lojtar por as si njeri më, sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra.
Mua të më thuash do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vllezër kam personalitetin tim kam moshën time, unë nuk jam çupëlinë. Ai është burr familje, dhe ai e ka fituar Big Brotherin e vet, më bëri mua për të qarë’- u shpreh Egla.
Leave a Reply