Sara e akuzoi se e ka tradhtuar, Endriku tregon si qëndron e vërteta

Këngëtari Endrik Beba i ftuar në një program televiziv, është pyetur edhe për deklaratën e Sarës, ku i ka treguar disa banorëve të spektaklit televiziv “BBVA3” se ata janë ndarë për shkak të tradhtisë nga ana e këngëtarit.

Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.

Moderatori: Sara i ka treguar banorëve se ti e ke tradhtuar, ka qenë faji yt si tradhtar që e ka prishur lidhjen.

Endrik Beba: E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta.

Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*