Gazi përplaset me banorin e ri, “Hiqi duart, je për Zarf të Zi”

Hyrjet e reja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mesa duket e kanë ndezur lojën edhe më shumë.

Njëri prej tyre, Silvi, duket tepër aktiv dhe kanë qenë të shumta fërkimet e tij me banorët e tjerë.

I tillë ishte edhe debati që kishte mbrëmë me Gazin. Teksa Gazi po i tregonte diçka, për ta ilustruar e ka prekur pak në krah, por kaq ka mjaftuar për Silvin që të reagojë ashpër.

“Hiqi duart dhe mos më prek mua. Ulu aty, ti je për Zarf të Zi fare”, është shprehur Silvi ndaj Gazit i cili është çuditur nga ky reagim i banorët të ri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*