Efi ose Mikela, njëra pritet t’i rrëmbejë vendin Ledjonës së BBV

Gazetarja investigative e emisionit “Piranja”, Ledjona Xheladini, është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip 3”.

Ledjona, u bë e njohur fillimisht nga emisioni “Piranjat” ku demaskonte pedofilët. Një nga rastet që u bë viral në rrjet ishte edhe historia e Esmasë.

Tani që Ledjona është në “Big Brother”, duket se atë do ta zëvendësojë një personazh tjetër i njohur për publikun. Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen” Mikela Pupa.

Olti Curri ka zbuluar në Live në Instagram: “Më erdhi një mesazh tani që është parë Efi me Mikelën në produksionin e Piranjave, se do e zëvendësojnë Ledjonën”.

Por Andi Vrapi dhe Altin Berisha, kanë mohuar prezencën e Efit, pasi ajo aktualisht po merret me biznesin e saj. Olti tregon se disa ndjekës po i shkruajnë se Mikela ka mbaruar studimet për Gazetari, kështu që mund të jetë ajo gazetarja e ardhshme e “Piranjave”,

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*