I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë i eliminuari i fundit i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta. Ai foli më shumë mbi eksperiencën e tij në këtë format, duke mos lënë pa shprehur dhe mendimin e tij mbi banorët e tjerë dhe lojtarin që e sheh si më të fortë brenda.
Si e sheh Romeon dhe Heidin si çift?
Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund (qesh). Kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera. Kanë një kimi bashkë, e kuptojnë me sy njëri-tjetrin, kanë një pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.
Po çifti Sara-Bardhi?
Bardhi është e sigurtë që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtetë.
Po Ilnisa me Meritonin si të duken?
Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën.
Leave a Reply