Lisi duket se është ndër banorët e parë të ‘BBV’ që ka nisur ditën sot me parashikime për nominimet dhe banorin që pritet të lërë spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë, gazetari tha se shikon si dy më të rrezikuarit, Alfion dhe Gabrielen por ky i fundit sipas tij, ka më shumë gjasë të largohet nga loja.
Sipas publikut 6 banorët më pak të preferuar të javës që lamë pas janë: Vesa, Gazi, Gabriele, Ervini, Alfio dhe Heidi.
Ndërsa në nominim nga vetë banorët dolën: Gazi, Alfio, Heidi dhe Meri. Kjo e fundit u dërgua në nominim prej dënimit që mori nga ‘Vëllai i Madh’, pas debatit që pati me Roza Latin.
Leave a Reply