Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari ka komentuar pas disa kohësh lojën e fituesit të edicionit të dytë të këtij formati, Luizi Ejlli.
Zhaklina është shprehur se nuk ka ndryshuar asnjë mendim që ka pasur për Luizin gjatë lojës së tij në BBV, dhe se nuk është penduar aspak për çfarë ka thënë ndaj tij.
E ftuar në “INSPIRE PodCLASS”, Zhaklina u pyet edhe për faktin që shumë shqiptarë e kanë dashur Luizin dhe a kishte kjo një sekret, ku u përgjigj duke thënë “edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.”
Ndër të tjera, ajo theksoi se nëse kriteri i lojës ishte “të aktroje sa më shumë që ky aktrim i yti të dukej sa më e vërtetë, pra ti të ishe sa më gënjeshtar, ai ka bërë një lojë të mrekullueshme.”
Pjesë nga intervista:
Alketa Vejsiu: Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar për mënyrën se si e ke parë ti?
Zhaklin Lekatari: Nuk ka ndryshuar asnjë mendim dhe asnjë deklaratë nga ato që kam thënë para disa muajsh, nuk është se jam penduar.
Alketa Vejsiu: Por fakti që të gjithë e deshën këtë djalë a nuk kishte një sekret?
Zhaklin Lekatari: Edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, edhe Pitocetin, edhe autokratët më të mëdhenj në botë që kanë qenë të dashuruar, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.
Alketa Vejsiu: Nuk mendon që ai djalë është reflektimi i shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga jeta që kanë shpresuar në këtë vend dhe në një moment, fati i bën një kthesë dhe i sjell fatin dhe jetën e merituar. Më duket shumë i lumtur dhe i përmbushur ai djalë pas “Big Brother”.
Zhaklin Lekatari: Kjo ndodh vetëm në përralla, kjo nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë në jetën reale. Dhe më trishton shumë se pse ne jemi një shoqëri që besojmë akoma në përralla. Jo të gjithëve u ndodh që një person në një moment të vetëm bëhen heronj.
Alketa Vejsiu: Shqiptarët deshën shumë gjëra tek Luiz Ejlli, a mund të nënvizosh disa gjëra pozitive e ky djalë?
Zhaklin Lekatari: Studimi që ai i bëri “Big Brother”, sepse për të thënë që ai person ka bërë një lojë të mirë ne duhet të përcaktojmë se çfarë është një lojë e mirë. Lojë në këtë “Big Brother” u quajt që ti të aktroje sa më shumë se që ky aktrim i yti të dukej sa më e vërtetë, pra ti të ishe sa më gënjeshtar, nëse kjo ishte kriteri i lojës ai ka bërë një lojë të mrekullueshme.
Leave a Reply