Sot në orën 21:00 në ‘BBV’ do të ketë ‘dasmë’. ‘Vëllai i Madh’ u dha të drejtën banorëve që përmes një votimi të hapur të zgjidhnin mes çiftit Ilnisa-Meriton dhe Sara-Bardhi. 8 vota shkuan për këta të fundit ndërsa 10 për Ilnisën dhe Meritonin.
Kaq ka mjaftuar që mes Sarës dhe Bardhit të ndodhë debati i parë në çift. Por më shumë sesa një debat, duket të jetë një hatërmbetje nga ana e Sarës, për votën që Bardhi i dha Meritonit.
Ajo refuzoi në mënyrë kategorike të flasë me të, madje e bëri fajtor për lojën e saj. Në debatin e parë në çift papritur, Sara vendosi në gjaknxehtësi e sipër ta largojë Bardhin nga vetja, ndërkohë që spektaklin e kaluar shkëmbyen publikisht puthjen e parë në buzë.
“Bravo i dhe një natë vëmendje, një ‘prime’, dy ‘prime’. Je ‘out’ lale. Ik mos të shikoj. Çfarë je duke bërë mor vëlla? I dhe sot vëmendje, ‘prime-n’ ja dhe, të gjitha ja dhe. A je për Ilnisën këtu? Më shiko në sy, shkon ja u jep votën atyre. Mos më fol më, nuk të flas më se ti gënjen se ke thënë tjetër gjë se çfarë do bësh këtu në lidhje me mua dhe po ua jep atyre. Nëse më jep mua fjalën për diçka e tregon me vepra jo me fjalë. Po më merr në qafë më shumë sesa po më bën nder”, tha ajo
Leave a Reply