Rezart Veleshnja, u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “BBVK”, një vendim ky i marrë nga Vëllai i Madh për shkak se ish-banorikishte thyer rregulloren.
Sakaq, pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.
Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën.
“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha gjithashtu aktori përmes një videoje.
Leave a Reply