Ky sezon i Big Brother VIP Kosova duket se po pëlqehet shumë nga publiku. Këtë nuk e themi ne por numrat që ka treguar Olsa Muhameti.
Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku tregon se në 30 ditët e fundit, postimet në profilin e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram kanë grumbulluar 590 milionë shikime.
Olsa tregon më tej se edhe puntatat e publikuara në YouTube kalojnë shifrat e 1 milionë shikimeve.
Nga ana tjetër përfshirja e audiencës këtë sezon është shumë e lartë jo vetëm në Prime-t e BBVK dhe rrjete sociale, por ky detaj është vënë re edhe gjatë ditës ku BBVK shfaqet live-stream në kanalin në Youtube herë pas here.
Leave a Reply