“Po më bën të ndihem rrugaçe”, Arbana Osmani habit me deklaratën e saj

Mbrëmë ishte episodi i parë i emisionit më të ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, i cili transmetohet në kanalin youtube të vetë moderatores.

Dy të ftuarit e parë ishin këngëtarët Alban Skenderaj dhe Ledri Vulaj të cilët gjatë intervistës treguar detaje interesante të jetës dhe karrierës së tyre.

Një moment mjaft interesant gjatë intervistës ishte loja që Arbana Osmani kishte përgatitur për të dy këngëtarët, “E kam bërë”, “Nuk e kam bërë” ku secili tregonte për aventura të ndryshme që i kanë ndodhur ose jo.

Gjatë kësaj loje Alban Skenderaj tregoi edhe një herë se sa i përmbajtur është ai gjatë jetës private dhe artistike.

Të surprizuar nga përgjigjet e Albanit, në një moment Ledri tha se “zakonisht më njohin për djalë të mirë por sot para Albanit po ndihem si djalë i keq”, ndërsa Arbana shtoi duke thënë se “para përgjigjeve të Albanit unë po ndihem si rrugaçe”, duke shkaktuar të qeshura mes të treve.