Përmes një postimi në Instagram mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë për eliminimin e papritur dhe rrugëtimin e tij të shkurtër në “Big Brother Vip”.
Ai ironizoi autorët e “BBV” dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre.
Aktori i humorit u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.
Mirëpo duket se nuk e ka lënë me kaq “kalvarin” e kunjave.
Sot ai ka reaguar për komentet negative që ka marrë tek postimi sqarues, ku thotë se janë po të njejtët që komentojnë se moderimi i ‘BBV3’ është më i mirë se i çdo viti tjetër, një thumb sërish për prezantuesin Ledion Liço.
Leave a Reply