Ndërkohë që prej muajsh aludohet për një ndarje të tyre, gjë që është përgënjeshtruar vazhdimisht nga çifti duket se ndjekësit kanë vënë re që Ilnisa dhe Meritoni nuk ndiqen më në Instagram.
Mëngjesin e sotëm, Ilnisa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku e pyetur mbi këto aludime, dha disa përgjigje jo fort të qarta.
– Në ekran po shfaqen foto të ju të dyve që nuk janë në “Instagram”-in e Meritonit. Së fundmi pashë që nuk e ndiqni njëri-tjetrin. Kemi ndonjë lajm të ri?
Ilnisa: Jo, nuk kemi lajm të ri
– Jeni mirë? Jeni të dashuruar?
Ilnisa: Si çdo çift normal mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.
Ndërsa e pyetur se çfarë i tha Meritoni për episodin e parë të podcastit të saj titulluar “Flet”, Ilnisa u përgjigj:”Ishte prezent, kishte shumë emocione. Absolutisht që diçka ndryshe që ai priste që do të sillja.