Gjykata dënon Princ Leka Zogun dhe Elia Zaharian, reagon aktorja

Gjykata e Tiranës dënon Princ Leka Zogun me 1 vit e 6 muaj burg për “Dhunë në Familje”, ndërsa dënimi konvertohet në shërbim prove. Vendimi u mor lidhur me një incident të ndodhur disa muaj më parë në Oborrin Mbretëror.

Gjithashtu, gjykata caktoi dënime me shërbim prove edhe për ish-bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Elia Zaharia, e cila u dënua me 6 muaj burg, dhe për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, që mori një dënim me 1 vit burg.

Pas vendimit, Elia Zaharia reagoi për Euronews Albania, duke theksuar se fokusi i saj është në aktivitete kulturore aktuale, si Panairi i Librit, ku ajo ka marrë pjesë.

E pyetur për vendimin, Elia u shpreh e përmbajtur, duke thënë: “Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe respektoj procesin gjyqësor në heshtje.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.