Eshtë ndare dhe nuk do ta mbajë fëmijën, Mevlani i sqaron të gjitha njëherë e mirë

Mevlan Shaba vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që prej hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë qëndrimit në reality show, u zbulua se së shpejti ai do të bëhet baba.

Pas daljes nga shtëpia, në rrjet u aludua për një krizë në marrëdhënien e tij me partneren. Megjithatë, Mevlani ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave.

Së fundmi, ai ka ndarë një moment të veçantë me të dashurën, duke publikuar një foto ku duken duke shijuar kohën pranë njëri-tjetrit.