Siç e kemi parë dy banorët që janë përfshirë më tepër nëpër debate brenda shtëpisë së ‘BBV3’ janë Egla dhe Juli.
Një debat i tyre i bërë orët e para të mëngjesit siç duket ka bërë bujë kudo.
Përveç tensioneve mes të dyja palëve ka patur dhe fjalor të papërshtatshëm për një format, dhe kjo gjë ka ardhur nga Egla.
Mirëpo një tjetër artiste, aktore në profesion njësoj si dy banorët në fjalë së fundmi ka reaguar në rrjetin e saj social të Instagramit, ku ka dy fjalë për Eglën.
‘Më vjen keq për aktorët që sjellin këtë model. Egla sa ke ardhur vetëm e ke ofenduar Julin. Idiot, majmun, pijanec, brekët…Po tani pse je ofenduar këtë se kuptoj unë? Uaaa o zot o zot është lojë po se përballon dot dil 🙏🏻.’ – u shpreh Monika Lubonja.
Leave a Reply