Arbana Osmani nuk zhgënjen! “Mirëmbrëma Yje” një sukses i vërtetë, ja shifrat!

Arbana Osmani vazhdon të mos i zhgënjejë ndjekësit e saj dhe surpriza që ajo vetëm para disa ditësh lançoi, emisioni “Mirëmbrëma Yje” rezultoi të ishte një sukses i vërtetë.

Ndonëse pa ndihmën e një televizioni dhe duke u transmetuar vetëm në “Youtube”, emisioni u ndoq shumë mbrëmë nga shqiptarët dhe këtë e trgojnë shifrat.

Në episodin e parë ku të ftuar ishin këngëtarët Alban Skënderaj dhe Ledri Vulaj, ndonëse nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga publikimi i episodit të plotë në Youtube, video numëron plot 713 mijë ndjekës.

Këto shifra tregojnë një shikueshmëri shumë të lartë dhe poashtu, duke pasur parasysh edhe figurat e tjera që priten të jenë pjesë e këtij formati të Arbana Osmanit, duket se suksesi është i garantuar.