Heidi Baci ka qenë e ftuara e rradhës në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron.
Duke folur rreth jetës së saj të re në Shqipëri tashmë si bashkë moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”, nuk kishte si të mungonte pyetja rreth pjesëmarrjes së saj në Big Brother, ku e pyetur nëse ishte bërë pishman, ajo u përgjigj:
“Jo, nuk jam bërë pishman. Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri kështu që mua më pëlqen aktualisht. Nuk është ashtu siç duket. Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme.”
Ndërkohë pyetjes edhe më pikante nëse ajo do ta kishte rizgjedhur si partner romantik Romeo Veshajn ajo zgjodhi t’i përgjigjej kështu:
“Shumë e bukur si eksperiencë. Patjetër që do ta ribëja. Çdo gjë që kam bërë në jetën time do ta ribëja. Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri. Nuk dal dot nga vetja. Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam. Kështu është.”
Leave a Reply