Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro ka reaguar për herë të parë pas skualifikimit nga gara e Big Brother VIP.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Duro shkruan se rrugëtimi i tij në BBV3 u ndërpre për shkak të një deklarate të gabuar, për të cilën pretendon se nisi si ironi.
Ai shpreh keqardhjen që nuk mundi të përcillte mesazhet e duhura brenda në shtëpi, teksa nuk nguron t’i kërkojë ndjesë të gjithë publikut.
“Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.
Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.
Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.
Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!”shkuan Duro.
Kujtojmë se gjatë darkës pas “prime-t” Duro ka bërë një deklaratë që i ka shokuar banorët.
Ai si me humor dhe ironi është shprehur se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët. Madje Meriton Mjekiqi i ka thënë se nuk është ai lloj njeriu, teksa i kërkoi që të tillë gjë mos e thotë as për shaka.
Pjesë nga biseda:
Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruju po t’them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.
Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.
Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.
Leave a Reply