Ledri rrëfeu tek Arbana Osmani se u pajtuan për shkak të shtatzanisë, Sara Hoxha reagon menjëherë

Mbrëmë ishte puntata e parë e emisionit të ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, ku të ftuar ishin Alban Skenderaj dhe Ledri Vulaj.

Gjatë intërvistes së Arbanës me Ledrin, nuk kaloi pa u përmendur edhe lidhja e tij me Sara Hoxhën, lidhje që para pak kohësh mori fund.

Ledri theksoi se ai mori vesht lajmin e shtatzanisë së Sarës një ditë pasi ishin ndarë, dhe pastaj kjo ndikoi që çifti të riprovonin të bashkoheshin sërish me njëri-tjetrin.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Sara Hoxhës, e cila menjëherë ka fshirë të gjitha postimet me reperin, postime të cilat i kishte mbajtur ende edhe pse Ledri i kishte fshirë që nga ndarja e tyre.