Në 1-vjetorin e tij të lindjes, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka zbuluar për herë të parë portretin e të voglit të saj, Amen. Përmes një kënge mjaft të ndjerë, Xhensila i ka dedikuar fjalët më emocionuese birit të saj, Amen.
“Ti je furtuna e fatit për mua se era jote një botë më të mirë lajmëron. Ti je si asi nën mëngë dhe si uji i bekuar, ndrin çdo mëngjes ti si ylli polar që më mbron. Të solli ty Zoti për mua. Mirë se erdhe, më dhe dritë. Nga sytë e tu, botën shikoj”, thuhet në këngën dedikuar Amen.
Mes rreshtave të këngës, Xhensila i thotë të birit se i bëri lulet që të çelin për të në vjeshtë, teksa shton se derisa të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të heshtë.
“Të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë. Më shumë se veten time ty të dua, kapiteni ti më mua. Ti je gjthë bota që kam ëndërruar, biri im sa shumë të dua. Me shumë trazira të solli furtuna e Nëntorit, ti i bëre lulet që të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të rritesh bir e të mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht.”
Xhensila Myrtezaj e ka konsideruar këngën e jetës së saj, për të cilën thotë se ka dhënë shpirtin e gjithë dashurinë që pasur brenda vetes.
Leave a Reply