Ish-banorja e BBV kunder Oltes: “Ja kush duhet te ishte opinioniste ne vend te saj…”

Gjatë një interviste për “Onima”, ish-banorja dhe finaliste e BBVK, Juliana Nura shprehu se Einxhel Shkira do të kishte qenë ideale për rolin e opinionistes në këtë sezon të “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo u shpreh se vetë nuk kishte mundur të pranonte ofertën për shkak të angazhimeve të tjera, duke përfshirë hapjen e një fabrike dhe projekte të tjera.

“Kur marr një punë, e çoj deri në fund… Unë mendoj që kolltuku më shumë do t’i kishte hije Einxhel Shkirës,” tha ajo duke vlerësuar logjikën dhe mënyrën e të folurit. .

Ndërkohë, gjatë intervistës Juliana foli edhe për Olta Gixharin, aktualisht opinioniste në “Big Brother VIP Kosova.” Ajo vlerësoi punën e Oltës, por theksoi se kjo e fundit nuk arrin të kuptojë plotësisht kulturën dhe zhargonin kosovar.

“Ajo është shumë e mirë por nuk e kupton edukatën, kulturën, zhargonin tonë… sepse ne flasim pak më ndryshe sesa në Shqipëri,” u shpreh Juliana.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.