Banorët e BBV3 u gjendën para disa ditësh para një sfide ku nuk duhet të reagonin ndaj ngacmimeve që do të sillte produksioni për ta. Disa prej tyre u përballën me emocione të forta kur i kishin aq afër familjarët por nuk mund t’i preknin as t’ju flisnin.
Vëllai i Ilnisës ishte një ndër ata që hyri brenda shtëpisë. I ftuar në emisionin “Ndryshe” ai përshkruan ndjesitë gjatë qëndrimit në BBV:
Më kishte marrë malli. Besoj që prezenca ime i ka dhënë forcë. Duhet të isha aty për një prezencë, t’i jepja një ndjesi shumë të fortë Ilnisës.
Unë duhet të kisha pedaluar edhe më shumë që t’ia jepja shkoqur Ilnisës, që jepi edhe më shumë forcë. Ky do ishte mesazhi im i vetëm për të. Mendoj se e ka kuptuar mesazhin.
Ai gjithashtu tha dje në emision që mendon se do të dalë Graciano, i cili ishte i eliminuari i natës së mbrëmshme në BBV3.
Leave a Reply